Home
   al
SEKSIONI KONSULLOR

Rregullore për vizat

 

Kushtet për pajisjen me viza qëndrimi të shkurtër (turizëm ose punë) të vlefshme për këto shtete Shengen: Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Luksemburg, Mbretëria e Vendeve të Ulta, Portugali, Spanjë, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe Islandë.

 

Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta do lëshojë viza Shengen për ata, destinacioni kryesor i të cilëve, do të jetë Belgjika, Mbretëria e Vendeve të Ulëta ose Luksemburgu (BENELUX).

Orari i hapjes së Departamentit të Vizave: Të Hënën deri të Enjten nga ora 9 deri 12 am.

Aplikimet për viza mund të bëhen vetëm nëpërmjet takimit.

Takimet mund të caktohen nëpërmjet numrit të telefonit: 04-259 176 Te Hene deri te Premten nga ora 9 deri ne 10 am.

Kohëzgjatja për të procesuar aplikimet mund të jee="font-style: normal; font-variant: normal; font-weight: normal; font-family: Times New Roman">         për biznes 2 javë

-         për turizëm 8 javë

Nga 1 Janari 2001, tarifat e kancelarisë për viza duhet të paguhen në kohën e dorëzimit të kërkesës për vizë. Tarifa është € 35,00, për tu paguar në lekë shqiptare.

Në rast të mosdhënies së vizës, tarifa e kancelarisë nuk do të rimbursohet.

 Kërkuesi gjithmonë duhet të paraqitet personalisht!

Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten në mbështetje të kërkesës për vizë:

GJITHMONE:

-         një formular i plotësuar krejtësisht, me datën përkatëse dhe i nënshkruar

-         dy fotografi të kohëve të fundit me përmasa të njëjta me ato të pasaportës

-          pasaportë të vlefshme (pasaporta duhet te jete e vlefshme të paktën 3 muaj pas afatit të mbarimit të vizës së kërkuar)

Për ata që nuk kanë pasaportë shqiptare: leja e qëndrimit në Shqipëri (duke përjashtuar shtetasit e Kosovës/Jugosllavisë)

-         një çertifikatë lindje (me fotografi)

-         një çertifikatë familjare

-         një siguracion shëndetsor ndërkombëtar (1 origjinal dhe 1 kopje)

-         vërtetim i mjeteve financiare (kerkuesi): kopje e 3 rrogave të fundit dhe/ose deklaratë bankare e 3 muajve të fundit

 SHTESE:

Për turizëm, qëndrim me rekomandim:  

-         një letër garancie nga rekomanduesi (1 origjinale dhe 1 kopje), të legalizuar nga bashkia në BENELUX (jo më e vjetër se 3 mujore). Origjinali i letrës së garancisë do t’i kthehet kërkuesit për udhëtimin

-         2 kopje e qartë/e lexueshme e kartës së identitetit ose pasaportës së personit që bën ftesën

-         vërtetim i mjeteve finaciare (rekomanduesi): 2 kopje e 3 rrogave të fundit dhe/ose deklaratë bankare e tre muajve të fundit

 Për turizëm, qëndrim në hotel:

-         një vërtetim për rezervim hoteli

-         një vërtetim udhëtimi nëpërmjet një agjencie udhëtimesh

Për punë zyrtare shtetërore:

-         urdhërin e shërbimit nga Ministria përkatëse

Për punë:

-         ftesën ne origjinal nga shoqëria ftuese në BENELUX me 1 kopje

-         në rast se nuk jeni drejtori/pronari i shoqërise, do t’ju nevojitet një urdhër shërbimi dhe vërtetim se punoni për këtë shoqëri (p.sh. kopje e kontratës se punes)

 Për studime (qëndrim i shkurtër):

-         prova të pranimit për studimet/kurset e dëshiruara në BENELUX

 Për arsye mjekësore:

-         konfirmimi i takimit nga një doktor ose institucion mjekësor në BENELUX

-         një dokument, i lëshuar nga një doktor ose institucion mjekësor, ku deklarohet arsyeja e trajtimit mjekësor

-         nje dokument, i lëshuar nga një doktor ose institucion mjekësor në BENELUX, ku deklarohet kostoja e trajtimit mjekësor

-         vërtetim i pagesës/ garancia nga nje pale e tretë për shpenzimeve për trajtimin mjekësor

Për tranzit:

-         garancia (psh. viza) për kalimin drejt vendit të destinacionit

-         bileta e kthimit (origjinale me 1 kopje)

 

Të MITURVE ju nevojitet një deklaratë e noterizuar (1 origjinal me nje kopje) që dëshmon se të dy prindërit ose tutorët janë dakord që fëmija mund të udhëtojë vetëm, me njërin nga prindërit/tutorët ose me një person të tretë. Dy kopje te pasaportes (pasaportave) së prindit (prindërve)/ tutorit (tutorëve), që ka nënshkruar deklaratën noteriale, duhet të bashkangjitet. Në rast se një ose të dy prindërit nuk jetojnë, duhet të paraqitet një çertifikatë vdekjeje.

Paraqitja e dokumenteve të mësipërme nuk çon në pajisjen automatikisht me vizë.

Dokumente shtesë mund të kërkohen në raste të vecanta.

 Një vizë Shengen e lëshuar nga një Ambasadë ose Konsullatë e njërit prej shteteve Shengen i lejon mbajtësit të saj të udhëtojë lirisht nëpër këto shtete. Megjithatë, lutemi të keni parasysh se një mbajtës i vizës Shengen është gjithmonë subjekt i kontrollit të emigracionit dhe nuk i garantohet automatikisht hyrja në çfarëdo shteti Shengen; në vetvete një vizë nuk është një e drejtë për të hyrë në një shtet.

 

FORMULARI I APLIKIMIT MUND TE NXIRRET KETU:  Formulari per vize (.pdf)

 


KERKO

LATEST NEWS weather: nl



 

Disclaimer | © 2004, Developed by Etleboro Albania