Home
   en al | nl
SEKSIONI POLITIK

Politika e Jashtme e Hollandes
Objektivat tradicionale te politikes se jashtme Hollandeze jane mbajtja e maredhenieve te mira midis Mbreterise se Hollandes dhe vendeve te tjera, duke mbrojtur vendin nga kercenimet e jashtme dhe duke promovuar nje bote me drejtesi ku paqja, siguria, mireqenia dhe dinjiteti njerezor jane te garantuara.

Politika e jashtme e Hollandes jo vetem qe synon te balancoje interesat e veta kombetare me vlera me te gjera, si te drejtat e njeriut dhe paqe, liri e mireqenie per te gjitha kombet, por gjithashtu synon te jete solid dhe efektiv, sidomos ne kordinimin e vendim-marrjes, organizimit dhe financimit.

Per nje paraqitje te plote te tematikave kryesore politike, strukturen organizative dhe financimin e politikave jashtme aktuale Hollandeze, ju lutem vizitoni faqen e internetit te Ministrise se Puneve te Jashme Hollandeze, www.minbuza.nl, (ne Hollandisht dhe Anglisht).

Per rajonin e Evropes Jug-lindore, politika e jashtme Hollandeze eshte bere me e qarte dhe jep me shume detaje per sa i perket Ballkanit Perendimor dhe rolit te Hollandes ne ndryshimin e tablose, te gjitha keto mund te gjenden ne faqen e internetit te Ministrise se Puneve te Jashtme Hollandeze, www.minbuza.nl, (ne Hollandisht dhe Anglisht).


Çeshtjet morale
Hollanda ka qene nje vend ku liria e mendimit eshte respektuar gjithmone. Ne disa aspekte, Hollanda ka qene pararoje. Veçanerisht, çeshtje si perdorimi i droges, euthanasia, aborti dhe martesa midis personave te te njetit seks kane krijuar mosmarrveshje dhe keqkuptime. Per te lexuar me teper mbi keto çeshtje, mund t’ju referoheni faqeve ne internet te Ministrise se Puneve te Jashtme www.minbuza.nl, Ministrise se Drejtesise www.minjus.nl dhe Ministrise se Shendetesise Hollandeze www.minvws.nl.


Marreveshjet Dypaleshe

Ju lutem klikoni ketu per nje permbledhje te marveshjeve dypaleshe ndermjet Hollandes dhe Shqiperise (vetem ne Hollandisht).


Aktivitetet e Bashkepunim Zhvillimit
Mbreteria e Hollandes mban marrdhenie te strukturuara zhvillimi me Republiken e Shqiperise, te cilat fokusohen ne promovimin e mire qeverisjes dhe procesit te demokratizimit, me nje buxhet prej + 4 milion € /vit. Nje pjese mire e vemendjes i kushtohet kryesisht decentralizimit/pushtetit vendor, shoqerise civile dhe pjesemarrjes se njerezve. Veçanerisht per tu permendur jane promovimi i Demokracise Parlamentare dhe te Drejtave te Njeriut. Ne kete kuader, gjithashtu mbeshteten projekte qe ndihmojne viktimat e trafikimit te njerezve. Qe prej vitit 2003, Ambasada financon projekte te mbrojtjes se ambjentit. Per te qene modeste, Ambasada ka edhe mjete per te mbeshtetur Mikro-Projekte, te ashtu quajturat projekte-PKP. Keto mund te jene te fushes se bashkepunim-zhvillimit por edhe ne lidhje me aktivitete kulturore apo politike.


KERKO

Lajmet e fundit koha: nl
Disclaimer | © 2004, Developed by AWWP Albania