Home
   en al | nl
EDUKIMI DHE SHKENCA

Ka nje sere mundesish, sipas kritereve te caktuara, per nenshtetasit shqiptare qe deshirojne te studjojne ne Hollande. Pervec nje sere kursesh te shkurtra, ne Hollande ka edhe programe studimesh universitare dhe pasuniversitare (Master Artesh, Shkencash dhe PhD) qe mund te ndiqen ne Universitete dhe Kolegje te ndryshme. Gjithashtu mund te ndiqen edhe te ashtu quajturat kurse “tailor-made”. Per me teper informacion rreth programeve te ndryshme qe ofrohen, ju lutem shikoni faqen ne internet www.studyin.nl ose paraqituni ne Ambasade te Martave ose te Enjteve nga ora 14:00 deri ne 16:00.

Per te studjuar ne Hollande, per cdo kurs ose program kerkohen disa kushte te caktura pranimi. Nese nje student eshte pranuar per nje kurs ose program ai/ajo mund te perfitoje nje burse studimi, ne kushte te caktuara. Me shume informacion mbi bursat e studimit mund te gjeni tek faqja e internetit www.nuffic.nl. Formularet e aplikimit mund te merren nga interneti ose te terhiqen ne Ambasade. Nje aplikim mund te dorezohet vetem nese aplikanti ka marre nje pranim te vlefshem nga nje Universitet apo Kolegj. Formulari i aplikimit duhet plotesuar teresisht dhe duhet te dorezohet ne Ambasade. Ai me pas dergohet tek zyra administrative perkatese ne Hollande, d.m.th tek Nuffic, zyre e cila vendos per miratimin e bursave. Si Ambasada ashtu edhe aplikanti do te informohen ne kohe per vendimin e marre.

Per te mbeshtetur aplikimin per vize, duhet paraqitur nje prove e pranimit ne kursin e deshiruar ne nje nga vendet e BENELUKSIT.

Per sa i perket promovimit te gjuhes Hollandeze, fjalori i pare Shqip-Hollandisht eshte botuar nga Co-Plan me 17 Tetor 2003. Per te mesuar me shume ne lidhje me organizaten qe mundesoi botimin, mund te shihni faqen ne internet www.co-plan.org .


KERKO

Lajmet e fundit koha: nl
Disclaimer | © 2004, Developed by AWWP Albania